×
  • Lajme
  • Insajderi

    Alban Hyseni nuk bëhet rehat me kuvend, i dështon për herën e pestë

    Insajderi
    29 September 2022 - 10:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni nuk po bëhet rehat kurrsesi me kryesinë e Kuvendit Komunal. Mbledhjet po vazhdojnë të dështojnë. Edhe sot (e enjte), ka dështuar të mbahet seanca e paraparë, e që me radhë i bie seanca e pestë e dështuar. Opozita lëshoi sallën, shkruan Insajderi.

    Ndonëse kryesuesi i Kuvendit Komunal nga radhët e Vetëvendosje, Arianit Sadiku mori fjalën për të hapur punimet e mbledhjes së radhës, por përplasjet kanë qenë të menjëhershme duke e pa mundësuar një rrjedh normale të mbledhjes. Opozita ka pasur kritika të vazhdueshme ndaj kryetarit Hyseni.

    Fillimisht fjalën e mori shefi i asambleistëve të LDK-së, Avdyl Aliu, ai ironizoi fillimisht me madhësinë e shisheve të ujit. Duke thënë se janë zvogëluar meqë edhe seanca spo mbahen.

    “Sigurisht kryesues me fillu pak me të keshne ky uji veç po shkon tu zvogëlu, këto shishet, sot e keni mendu që nuk shkon seanca deri në fund dhe n akeni pru pak ujë, nashta për qeta e keni llogaritë”, ka thënë ai.

    “Avdyl të lutem”, dëgjohet duke i thënë kryesuesi Sadiku.    

    Ndërkohë menjëherë reagon Aliu i LDK-së duke thënë se “Shpija me inati nuk mbahet”.

    “Allahile merri këto dokumente, këto akte lexojë për me udhëheq punën e kryesuesit sic duhet. Ja udhëheqë mirë Kuvendin edhe KPF-ne ja le krejt…Nuk mundesh me thirrë seancën e 9 pa e përfundu seancën e 8″, i drejtohet asambleisti i LDK-së, kryesuesit.

    Debati vazhdon edhe më tej ani pse kryesuesi tenton ta ndalë Aliun e ta vazhdojnë seancë.

    “Me këto arsyeje ne nuk vazhdojmë me punu përderisa ti nuk kfjellesh mirë edhe si kryen punët qysh duhet me i kry, sipas ligjit dhe sipas rregullores së Kuvendit nuk mundesh me organizu seanca”, deklaroi Aliu i LDK-së.

    Sipas kryesuesit të Kuvendit fajtor që seancat nuk po mbahen janë pikërisht persona si Avdyl Aliu.

    “Me rregullore të Kuvendit neni 25 pika 3 ta përcakton saktë, sikur ju, në këtë rast ti personalisht ke tentu tu shiku mundësinë e lëshimit të seancës në mungesë të kuorumit dhe ka pamundësu zhvillimin e seancës së formës së rregulltë. Çdo rekomandim që kalon në KPF prej të kalumës nuk trajtohet me kohë, duhet të trajtohet në seanca të tjera”, tha Sadiku përcjell Insajderi.

    Pas përplasjeve Aliu-Sadiku, ndërhyri edhe Smajl Kurteshi i LVV-së ua bëri me dije asambleistëve të opozitës se në Komunitetin për Politikë e Financa nuk merren vendime por në seancën komunale.

    “Duhet me tejkalu këtë problem. KPF i propozon Kuvendit nuk vendos. Vendimin për pikat e rendit të ditës e merr ky Kuvend jo ju që jeni atje në Komunitet”, tha Kurteshi.

    Pas kësaj, sërish fjalën e merr kryesuesi, Arianit Sadiku i cili tenton ta nis një mbledhje ‘normale’.

    “Të trajtohen pikat e rendit të ditës së mbetura prej pikave të kalume”, dëgjohet duke thënë kryesuesi teksa salla fillon të zbrazet, opozita lëshon sallën, aty edhe ndërprehën punimet në mungesë të kuorumit.

    Momenti kur opozita lëshon sallën

    Që pesë herë Kuvendi Komunal i Gjilanit ka dështuar të mbajë seancën, këto dështime vinë si pasojë e mungesës së numrave dhe kuorumit.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark