×
  • Lajme
  • Insajderi

    Albin Kurti mat forcën me veten, shpall kandidaturën për kryetar të VV-së

    Insajderi
    20 September 2022 - 13:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Albin Kurti do ta shpallë sot zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje. Ai nuk do të ketë kundërkandidatë gjatë këtyre zgjedhjeve.

    Kështu ka bërë të ditur Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi në Facebook.

    Në ndërkohë, Albulena Haxhiu është kandidate për kryetare të organizatës Gratë derisa Behar Jashari për organizatën Rinia.

    “Nesër, në orën 18:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, bëhet shpalosja e platformës së kandidatit për Kryetar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, kandidates për Kryetare të organizatës Gratë për VETËVENDOSJE!, Albulena Haxhiu dhe kandidatit për Kryetar të organizatës Rinia për VETËVENDOSJE!, Behar Jashari. Ftojmë mediat ta përcjellin!”, thuhet në njoftimin e djeshëm të kësaj partie.

    Ndryshe, Albin Kurti është kandidati i vetëm për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje ashtu siç ka ndodhur zakonshëm në këtë parti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark