×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Musliu-Shoshi: Albin, pse me pagu rrymën për serbët në veri e jo për veteranët e viktimat e dhunës civile

    Insajderi
    19 December 2023 - 12:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, përmes një postimi në “Facebook”, ka parashtruar pyetje për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

    Ajo pyeti se pse janë përjashtuar kategoritë e dala nga lufta nga skema e subvencionimit të energjisë elektrike.

    “Albin, pse duhet me pagu rrymën për serbët në veri e jo për ushtarët e UÇK-së, invalidët e luftës, viktimat e dhunës civile e veteranët?”, ka shkruar Musliu-Shoshi.

    Musliu-Shoshi tha se këtyre kategorive u garantohet me ligj, subvencionimi i energjisë elektrike.

    “Kjo qeveri i ka përjashtuar këto kategori nga subvencionimi i energjisë elektrike edhe pse si kategori të veçanta e kanë të garantuar me ligj! Mos të harrojmë, kjo qeveri e ka rutinë ditore të shkel ligjet e kushtetutën, mos të flasim për injorimin në vazhdimësi të atyre që dhanë gjithçka për lirinë tonë”, ka shkruar Musliu-Shoshi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark