×
  • Lajme
  • Insajderi

    Albulena Haxhiu nuk reagonte kur burri i saj bënte thirrje për vrasjen e Kadri Veselit

    Insajderi
    06 September 2022 - 18:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu reagoi ashpër mbrëmë me një status ironizues të një qytetari të Kosovës, por në kohën kur bashkëshorti i saj bënte thirrje për vrasjen e ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli heshtte.

    Ishte viti 2016, kur bashkëshorti i Albulena Haxhiut, Alban Krasniqi përmes një statusi në rrjetin social, Facebook, bëri thirrje për vrasjen e Kadri Veselit.

    “Kadri të vjen radha edhe ty…shumë shpejtë s’ka milici që të mbron nga populli i revoltuar. Pastë dorën e marë ai që të marrtë në shenjë” – kishte shkruar Krasniqi.

    Shkrimi i plotë i Krasniqit në Facebook, i viti 2016.

    “Kadri Veseli duke keqpërdorë ditët e fundit të Bacës Adem i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore. Kadr,ti kurrë nuk do mund ta fshehësh kriminalitetin tënd përmes abuzimit me figurën e Adem Demaçit. Kadri të vjen radha edhe ty..shumë shpejtë ska milici që të mbronë nga populli i revoltuar. Pastë dorën e marë ai që të marrtë në shenjë”

    Këto thirrje të bashkëshortit të saj nuk e kishin prekur kaq shumë ministren e Drejtësisë, por ajo nuk qëndroi e heshtur kur një qytetar i Kosovës, shkroi një satirë për një status të saj.

    Haxhiu përmes një statusi në rrjetin social, Facebook, tha se do të denoncojë në Polici qytetarin nga Istogu, Korab Blakaj, pasi ky i fundit ironizoi me një status shkrimin e ministres.

    Në vitin 2000, në moshën 14-vjeçare më kanë dhunuar seksualisht dy gra në një dasëm. Prokuroria i ka lënë të lira, sot e asaj dite enden duke kërkuar viktimat fatkeqe të radhës. Postimin e bëj publik me leje të ministres Albulena Haxhiu”, ishte postimi i Blakajt.

    Pak orë para këtij statusi, ministrja Haxhiu kishte njoftuar përmes llogarisë së saj në Facebook se një qytetar ka shkuar në Ministrinë e Drejtësisë për t’u ankuar se si vajza e saj 14-vjeçare është tentuar të dhunohet vitin e kaluar nga një person i cili ende gjendet në liri.

    “Sot, prindi i një vajze 14 vjeçare, erdhi në Ministrinë e Drejtësisë, na njoftoi që në dhjetor të vitit 2021, ka pasur tentim dhunim të vajzës së tij 14 vjeçare. Ndonëse emri dhe mbiemri i personit të dyshuar dihet, i njëjti nuk është dënuar dhe as nuk është në burg. Personi i dyshuar është i lirë! *Postimi më lartë është bërë me lejen e prindit”, kishte shkruar ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark