×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Alketa tallet me Luana Vjollcën: Është mbushur TV me tigra e ….

    Insajderi
    09 November 2022 - 21:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

      Një deklaratë e Alketa Vejsiut gjatë “Dance Albania” është marrë nga publiku si kunjë ndaj Luana Vjollcës. Kjo e fundit të dielën nisi në TV Klan emisionin e saj të ri “Zemër Luana”.

      Ndërkohë të hënën në “Dance”, kur Ermali me humor u shpreh se në studio duhet të mbahej qetësi sepse nga ana tjetër ishte Luana, Alketa tha: “Jemi kthyer këtu në televizionin Klan në një kopsht të vërtetë zoologjik, kemi tigra, gjirafa, mjellma”. Dhe kaq u desh që deklarata e saj orët e fundit të bëjë xhiron e rrjetit.

      Një tjetër moment ishte dhe kur Alketa përmendi klikimet, teksa Melisa po tregonte se ka marrë 1 milion klikime për një kërcim.

      “Ne kemi 25 vjet që punojmë e s’po marrim 1 milion”, tha Alketa. Kujtojmë këtu se emisioni i Luanës mori gjysmë milioni për 24 orë.

      OP-ED
      Nga Rubrika

      © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

      Impressum

      Kontakt

      Trademark