×
  • Lajme
  • Insajderi

    ​”Ambasadori Berishaj duhet të jep sqarime për importin e energjisë nga GEN-i”

    Insajderi
    17 October 2022 - 16:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot është mbajtur Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022. Këtu fjalën e mori edhe kryetari i këtij komisioni njëherit deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, shkruan Insajderi.

    Beqa ka kërkuar që edhe ambasadori, Martin Berishaj të sqarime lidhur me importin e energjisë nga GEN-ni.

    “Sa i përket GEN-it në Beograd a Slloveni, është mirë ambasadori Martin Berishaj të na i shpjegojë si punëtor i tyre. Por, kur të vijmë te Martini, flasim për këtë. Nuk e dimë si ka qenë atëherë”, tha Beqa.

    Zyrtari i Vetëvendosjes, që mban pozitën e ambasadorit të Kosovës në Kroacia, Martin Berishaj është raportuar se është i përfshirë në skandalin me kompaninë GEN Beograd.

    Por pavarësisht, kritikave të ashpra e thirrjeve për shkarkimin e tij nuk është marrë asnjë masë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark