×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ambasadori Hovenier përsëritë deklaratën që nuk i pëlqen Kurtit

    Insajderi
    13 October 2022 - 11:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, lidhur me Asociacionin e Komunave Serbe i ka ai ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës, që drejtohet nga Albin Kurti për më shumë vëmendje në këtë drejtim.

    Ai pret që Asociacioni të bëhet pasi që ky zotim sipas tij është bërë me marrëveshjen e Brukselit.

    “Kjo është ndër fushat në të cilat e kemi nxitur qeverinë e Kosovës që të përqendrohet më shumë ose ndoshta ta them në mënyrë tjetër: është ndër ato zotimet e bëra që ne besojmë se duhet të zbatohet”.

    “Dëshiroj të ndalem pak te Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Është zotim i bërë në marrëveshjen e Brukselit, madje edhe më i hershëm se kjo, por u bë zotim me marrëveshjen e Brukselit. Ne besojmë se ky zotim duhet të zbatohet. Por, ne kemi qenë shumë të qartë se janë disa dispozita në bazë të të cilave duhet të zbatohet.” – tha Hovenier në intervistën për ATV.

    Sipas ambasadorit Amerikan, Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të zbatohet duke respektuar Kushtetutën e Kosovës.

    “Më e rëndësishmja, e mendoj se këtë e ka thënë publikisht kolegu im, zëvendës-ndihmës sekretari i shtetit, Eskobar, siç e kam thënë edhe unë dhe ky nuk është ndryshim në politika, por Asociacioni duhet të bëhet në mënyrë të tillë që respekton Kushtetutën e Kosovës; duhet të bëhet në atë mënyrë që nuk ndikon negativisht në rendin kushtetues të funksionimit të qeverisë dhe ne besojmë që vendimi i Gjykatës Kushtetuese mundëson kornizë të duhur si të ecet përpara me zbatimin e këtij zotimi”.

    “Ka shumë mënyra për krijimin e këtij entiteti, për të parë realizimin e këtij zotimi, që janë plotësisht në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Këtë e duam dhe këtë e kemi inkurajuar.”- tha Hovenier në ATV. /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark