×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri: Njohja e pavarësisë së Kosovës është çështje kohe

    Insajderi
    02 March 2024 - 20:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shukrov ka folur për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shteti i tij.

    Ai është shprehur optimist se një gjë e tillë mund të ndodh.

    “Njohja e Kosovës është çështje kohe. Asgjë nuk është e pamundur:, ka thënë ai.

    Sipas tij çështje e njohjes së Kosovës është më tepër me karakter politik, ku ‘duhet të jenë të llogaritura edhe disa elemente të cilat ndoshta nuk duken në vija të përgjithshme’.

    “Ne e dimë për ndihmën e Kosovës dhe e vlerësojmë këtë ndihmë. Kjo çështje është ne axhendë. Ukraina sot më shumë po mendon si do dalë nga zjarri i luftës dhe çështja e njohjes së Kosovës ka më tepër karakter politik, ku duhet të jenë të llogaritura edhe disa elemente të cilat ndoshta nuk duken në vija të përgjithshme”, është shprehur Shukrov.

    “Unë kam qenë në samitin e datës 29. Një samit  kushtuar zhvillimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Kurti u bashkua online. Më shumë se gjysma e fjalimit ka qenë kushtuar Ukrainës dhe gjysma tjetër ishte kushtuar samitit të datës 29. Në samitin e datës 28 kam folur me Presidenten e Kosovës, edhe si diplomat dhe si njeri kam patur përshtypjet nga solidariteti i përzemërt i cili vërtet ekziston. Eksiton një perceptim në teologji, që mund të kufizohet si realizimi i kohës. Mendoj që çështje e Kosovës është në këtë prizëm. Nuk ka asgjë të pamundur, thjesht ekziston si çështje kohe, çështje kohe aktualisht”, ka shtuar ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark