×
  • Sport
  • Botërori 2022

    Amerika largohet nga Kupa e Botës me kokën lartë – Holanda kualifikohet në çerekfinale

    Insajderi
    03 December 2022 - 17:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Holanda ka siguruar kalimin për në fazën çerekfinale të Kupës së Botës “Katar 2022”.

    Kombëtarja holandeze shënoi fitore sonte ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në ndeshjen e vlefshme për 1/8 e finales të këtij turneu.

    Memphis Depay (10’), Daley Blind (45+1’) dhe Denzel Dumfries (81’) shënuan golat e fitores për “Tulipanët”.

    Haji Wright (76’) e shënoi golin e vetëm për amerikanët.

    Holanda në çerekfinale do të takohet me fituesin nga ndeshja mes Argjentinës dhe Australisë, që zhvillohet sonte nga ora 20:00. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark