×
  • Showbiz
  • Show

    Ana Kabashi reagon ndaj bullizmit dhe komenteve seksiste që po ia bëjnë motrës së saj Artës në Big Brother Albania

    Insajderi
    20 January 2024 - 19:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ana Kabashi ka reaguar publikisht në mbrojtje të motrës së saj, Artës, pjesëmarrëse në Big Brother VIP Albania 3, pas një ngjarjeje që ka ndodhur brenda shtëpisë.

    Arta u komentua ashpër nga banorja tjetër, Ilnisa, lidhur me fizikun dhe pamjen e saj.

    Përmes një postim në Facebook, Ana denoncoi qasjen e Ilnisës si seksiste dhe të dëmshme, duke shprehur frustrimin dhe zhgënjimin e saj ndaj sjelljes që motivohet nga paragjykime dhe mentaliteti patriarkal. “Arta Kabashi është pyetur me tendenca të këqija për pamjen dhe fizikun e saj”, shkruan Ana. “Është sulmuar nga Ilnisa, banorja tjetër e asaj shtëpie”.

    Ana thekson në mbrojtje të motrës së saj se nëse do të vlerësoheshin sjelljet e Ilnisës nga parimet liberale, ajo do të konsiderohej “një person i ulët” për shkak të qasjes bullizuese dhe patriarkale. Kritikat e Anës përfshijnë edhe komentet e bëra nga Ilnisa rreth roleve gjinore, siç është deklarata se “djelmoshat nuk bëjnë të lajnë enë”.

    “Është e tmerrshme kur i sheh gratë agjentë të seksizmit dhe patriarkalizmit”, shton Ana, duke kërkuar që Big Brother VIP Albania të vazhdojë me misionin e tij që të thyej paragjykimet dhe tabutë.

    Ajo madje është shprehur me fjalët: “Ajo [Ilnisa] është një e pamoralshme, sepse ka hyrë në një format të pamoralshëm dhe të ulët”.

    Në mbyllje të postimit të saj, Ana përcjell një mesazh mbështetës dhe pozitiv për Artën: “Nejse, Arta më së paku mundet të bullizohet për pamje, sepse është kokrra e yllit. E gjithashtu edhe e mençur, e edukuar dhe e sjellshme”.

    Në mbyllje të postimit të saj, Ana përcjell një mesazh mbështetës dhe pozitiv për Artën: “Nejse, Arta më së paku mundet të bullizohet për pamje, sepse është kokrra e yllit. E gjithashtu edhe e mençur, e edukuar dhe e sjellshme”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark