Real Madrid festoi titullin e 35-të në historinë e tij, teksa në fundjavën që kaloi ngriti lart trofeun e La Liga, me Carlo Ancelottin në krye.
Një festë e madhe për të gjithë madrilenët, të cilët kanë festuar, por ai që ka habitur të gjithë ka qenë trajneri, Ancelotti i cili me vallëzimin e tij befasoi të gjithë.
Ancelotti iu bashkua festës së ekipit dhe vallëzoi me lojtarët e tij, ndërsa pati arsye shtesë për të festuar pasi u bë trajneri i parë në histori që shpallet kampion në pesë ligat më të forta evropiane.