×
  • Showbiz
  • Show

    Andi dhe Gresa përqafohen dhe shijojnë çaste të afërta së bashku në oborrin e shtëpisë së BBVK

    Insajderi
    22 December 2022 - 14:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Banorët në shtëpinë e Big Brother VIP, po vazhdojnë të jenë të shumë komentuar në shtypin rozë për situatat e krijuara brenda në shtëpi.

    Ditëve të fundit është vërejtur një afërsi mes sportistit Andi Artani dhe bukuroshes modele Gresa Hoti.

    Dyshja në fjalë kanë qëndruar pranë njëri-tjetrit në oborrin e shtëpisë, të mbuluar me batanije ku kanë zhvilluar një bisedë të gjatë së bashku.

    Ata kanë folur për familjet e tyre, me ç’rast edhe janë përmalluar për mungesën e njerëzve të dashur.

    Përndryshe Andi dhe Gresa së bashku me Stresin kanë qenë pjesë e një debati të madh që u zhvillua të hënën, ku raporti mes tyre u diskutua si një trekëndësh miqësie i padefinuar.

    Nga shtëpia e Big Brother VIP Koova të premten do të largohet një prej banorëve të nominuar, të cilët këtë javë janë: Shota Baraliu, Xhuli Nura, MC Beka dhe Lugati. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark