×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Angazhimi i 24 inspektorëve në MSH – reagon ashpër gazetari Vitija: Të trajnohen…

    Insajderi
    26 October 2023 - 17:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministria e Shëndetësisë ka angazhuar 24 inspektorë shëndetësorë. Mbi këto punësime të reja ka reaguar gazetari i shëndetësisë, Bujar Vitija, shkruan Insajderi.

    Ai ka njoftuar se shumica e të angazhuarve janë infermierë. Njëri prej tyre edhe ish-kandidat për asambleist nga LVV.

    Vitija ka hedhur dyshime mbi atë se sa efektiv mund të jenë 24 inspektorët e rinj.

    “MSh ka punesuar 24 inspektore shendetesore. Pjese e tyre eshte edhe nje ish-kandidat per asamblist nga radhet e Levizjes Vetevendosje. Shumica e inspektoreve te punesuar jane infermiere. Me aq sa i pash pjesa me e madhe e tyre vijne nga mjekesia familjare, por ka edhe nga spitalet private”, ka shkruar Vitija

    “Nuk kam asgje kunder ketij profesioni as kunder ketyre njerezve. Por nuk e di sa do te jene efektiv dhe kompetent per te mbikeqyrur institucionet shendetesore”, shkroi ai.

    Vitija ka sugjeruar se do të ishte mirë që të njëjtit të trajnohen. Ai bëri thirrje që MSH përveç numrit të rrit edhe cilësinë.

    “Sidoqofte shpresoj shume qe se paku te kete trajnime per ta dhe te fuqizohen ne monitorim. Por kjo nuk mjafton. Perveç rritjes se numrit te inspektoreve, MSh duhet te kujdeset qe te rris edhe cilesine dhe performancen ne menaxhimin e Inspektoratit. Me menaxhimin aktual eshte e kot. Edhe me 100 inspektore do te shkonte drejt deshtimit”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark