×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Angela Merkel nuk do ta tërheq vëmendjen nga Ballkani

    Insajderi
    17 November 2018 - 11:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pavarësisht trazirave në politiken e brendshme në Gjermani, Merkel nuk do ta tërheq vëmendjen nga Ballkani, përkundrazi pritet të ketë një angazhim akoma edhe më të madh

    Në një intervistë për DW, Peter Beyer, raportues i grupit parlamentar CDU/CSU për Kosovën dhe Serbinë në Komisionin e Jashtëm të Bundestag-ut, deklaroi se nuk do të ketë anëtarësim të Serbisë në BE pa njohje të Kosovës, dhe prej kësaj linje nuk do të lëvizet.

    Ai reagoi ndaj deklaratës së kryeministres serbe, Ana Brnabiç se Beogradi nuk do ta njohë kurrë Kosovën si shtet.

    “E kuptoj reagimin e saj”, – thotë ligjvenesi – “Është ende herët të flitet për forma konkrete se si do të bëhet njohja, e kjo do te kërkojë edhe ndryshimin e kushtetutës nga ana e Serbisë. Prandaj dhe bëjmë mirë që ta kujtojmë herë pas here, se cilat janë kushtet e anëtarësimit në BE”.

    Beyer u shpreh se me tej se kancelarja është shumë e interesuar në përparimin dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Ajo është mjaft e informuar, edhe pse nuk shprehet gjithnjë në publik.

    “Guxoj të parashikoj”, – vazhdon ligjvënësi, “se në të ardhmen e afërt do ta shohim te përfshihet akoma edhe me shume. Detyra e politikave rajonale për ta nxitur të bëjë këtë është të krijojnë një agjendë pozitive dhe përparime, e jo diçka që ngre fronte”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark