×
  • Lajme
  • Lajme

    LSDM pas mbylljes së vendvotimeve: Zgjedhjet ishin demokratike

    Insajderi
    08 May 2024 - 20:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas mbylljes së vendvotimeve, Bogdanga Kuzeska nga LSDM tha se dita e sotme ka qenë e qetë dhe e suksesshme, ndërsa zgjedhjet i vlerësuan si demokratike.

    “Siç i ka hije një vendi anëtar të NATO-s që ka nisur negociatat me BE-në.

    Janë raportuar disa parregullsi, por ne i konsiderojmë të parëndësishme. Qytetarët mund të shprehnin lirisht vullnetin e tyre dhe të vendosnin për të ardhmen e vendit. E drejta e votës dhe vendimmarrja e lirë janë përfitimet më të rëndësishme të demokracisë”.

    “Faleminderit të gjithë qytetarëve që dolën sot në kutitë e votimit dhe votuan. Qytetarët treguan kapacitete demokratike dhe pjekuri institucionale dhe patëm zgjedhje të lira, demokratike, paqësore dhe dinjitoze. Falënderim të veçantë u shprehim qytetarëve që votuan për LSDM-në, Koalicionin për Ardhmëri Evropiane dhe për kandidatin për president Stevo Pendarovski. Vullneti i qytetarëve do të vendosë se cilën rrugë do të ndjek Maqedonia”, tha Kuzeska e LSDM-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark