×
  • Showbiz
  • Show

    “… ani qitash gu..en e ta rrehi fortë tupanin”, edhe vetë shefi i It’s My Home, Valon Maloku, kishte ofenduar njërën prej vajzave

    Insajderi
    14 September 2022 - 18:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Moderatori i emisionit “It’s my love”, Valon Maloku e kishte ofenduar rëndë njërën nga konkurrentet e emisionit të tij, në njërin nga episode e kaluara.

    Në një video që ishte bërë virale, konkurrentja dëgjohet tek thotë se “kryt tupan ma kanë ba”, derisa Maloku i ia kthen “ata qetash gu**ën e ta rrehi fort tupanin”.

    Ndërsa konkurrentja i kthehet me fjalët “kadale Valon, mos më qit t’i ashtu poshtë mu”, derisa konkurrentët tjerë shihen duke qeshur.

    @shqipforyou 🥴kuukuu #itsmylove #tinaitsmylove #valonmaloku #valamala #valamalashow #antigonakotorri #krigorasi #serenasula #perputhen #inamuriqi #errzu #esat #dardi #fyp #foryou #shqipe ♬ original sound – shqipforyou

    Por tash e tre ditë ka filluar një reality show i quajtur “It’s my home”, ku pjesëmarrës janë disa nga atë që ishin edhe në “It’s my love”.

    Gjatë ditës së sotme në këtë reality show ka ndodhur një debat i cili edhe ka eskaluar.

    Njëri nga banorët ka goditur me këpucë në fytyrë një banore.

    Vajza largohet duke qarë në zë madje askush nuk shkon pas saj për ta ndihmuar.

    Përkundrazi një banore aty e përkrahë sulmuesin duke i thënë “bravo, mirë ia bëre”.

    E përlotur, banorja që u sulmua dëgjohet teksa thotë “S’jam ardhë unë mem rreh këtu”.

    Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një debat i fortë mes banorëve, ku Ina shpërthen ndaj një banore tjetër.

    Derisa gjatë videos Ina përdor fjalë të ulta si: “Mshele gojën, mos ta ni zonin se t’qkyj si pulën”.

    Kjo skenë e dhunës fizike, por edhe skena të tjera brenda kësaj shtëpie kanë bërë që një pjesë e madhe e komentuesve të kërkojnë ndërhyrjen e Policisë së Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark