×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ankohet kryetari i Preshevës, thotë që Kosova e Shqipëria po i injorojnë edhe në katastrofë natyrore

    Insajderi
    07 August 2022 - 22:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi është ankuar ndaj qeverive, asaj të Kosovës e Shqipërisë për shkak se po e lënë anash Preshevën sipas tij edhe në situata të katastrofës natyrore, shkruan Insajderi.

    Arifi përmes një shkrimi në Facebook e ka nisur shkrimin e tij duke thënë se “heshtje nga Qeveria e Shqipërisë dhe Kosovës”.

    Ai ka thënë se Presheva ka kaluar nëpër një situatë të jashtëzakonshme me ç’rast janë djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me dhjetra hektarë pyje.

    “I falënderoj gjithashtu miqt tanë për telefonata të panumërta inkurajuese, ndërkaq qeverive tona të Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës për heshtjen e tyre bezdisëse”, thotë ai mes tjerash.

     Reagimi i plotë:

    Heshtje nga Qeveria e Shqipërisë dhe Kosovës

    Komuna e Preshevës ka kaluar një situatë të jashtëzakonshme me shfaqjen e vatrës së zjarrit në Bashkësinë Lokale Corroticë, me ç’rast janë djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me dhjetra hektarë pyje. Një katastrofë ekologjike! Fatmirësisht, gjatë natës së kaluar është evituar zjarri që ka pasur tendenca t’i kaploj shtëpitë përreth pyjeve.

    Shfrytëzoj rastin t’i falënderoj zjarrfikësit për punën e tyre te palodhshme, anëtarët e Shtabit për Situata të Jashtëzakonshme dhe të gjithë qytetarët vullnetarë të cilët ndihmuan në këto ditë të rënda për vendin tonë.

    I falënderoj gjithashtu miqt tanë për telefonata të panumërta inkurajuese, ndërkaq qeverive tona të Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës për heshtjen e tyre bezdisëse.

    Sidoqoftë, problemet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës janë gjithashtu probleme të dy qeverive tona, edhe në raste të tilla siç ka kapluar Preshevën në këto ditë të vështira. Prandaj nuk kemi kërkuar kurrë lëmoshë por vetëm se kryerjen e obligimeve që kanë këto dy qeveri në anën tjetër të kufirit shqiptaro-shqiptar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark