×
  • Lajme
  • Insajderi

    Anulohet vendimi për shkarkimin e Izedin Bytyqit, të afërm me djalin e Isa Mustafës

    Insajderi
    02 March 2021 - 15:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës, Izedin Bytyqi është rikther në punë një ditë pas shkarkimit nga pozita.

    Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike (MPBAP), e udhëhequr nga ministri në largim Agim Veliu, ka anuluar vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës (MI) për shkarkimin e Bytyqit.

    Në një vendim të nxjerrë sot, MPBAP-ja e ka konsideruar të kundërligjshëm vendimin e nxjerrë të hënën të MI-së për shkarkimin e Bytyqit nga pozita e Sekretarit të Përgjithshëm, ka mësuar Gazeta Insajderi nga burime brenda qeverisë.

    Vendimi të cilin e ka nënshkruar Agim Veliu detyron dikasterin e udhëhequr nga Arban Abrashi që ta rikthejë të njëjtën pozitë Izedin Bytyqin.

    Dokumentin për shkarkimin e Bytyqit nga pozita e sekretarit e nënshkroi ministri në largim, Arban Abrashi.

    Përmes vendimit, Abrashi obligoi të hënën Zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm që sekretari i shkarkuar të sistemohej në pozitë si “drejtor departamenti” në kuadër të Ministrisë së Infrastrukturës.

    Izedin Bytyqi është i afërt me Besnik Mustafën, djalin e Isa Mustafës, kryetarit në largim të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

    Para se të emërohej sekretar në MI, Bytyqi ka mbajtur pozitën e njëjtë edhe në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, në kohën kur ministria udhëhiqej nga Abrashi.

    Asokohe, si sekretar në Ministrinë e Punës, Bytyqi dyshohet se nga kjo pozitë kishte ndikuar në punësimin e resë së Isa Mustafës.

    Edita Bajrami, gruaja e Besnikut, djalit të ish-kryeministrit Isa Mustafa ishte angazhuar si eksperte për të ndihmuar Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale në rishikimin e Strategjisë Sektoriale.

    Angazhimin e resë së ish-kryeministrit e pati konfirmuar po Izedin Bytyçi, ish-sekretari në MPMS, në vitin 2017.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark