11:56 - 19 Prill 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministrat dhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje ka ditë që janë angazhuar në përkrahjen e tre kandidatëve të kësaj partie për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.

Zgjim Hyseni, nga PSD-ja ka thënë se janë ftohur marrëdhëniet mes Kosovë dhe Shqipërisë për shkak të Kurtit.

“Marrëdhëniet midis Kosovës dhe Shqipërisë nuk kanë qenë kurrë më të ftofta prej vitit 1999 e këndej se sa aktualisht, për shkak të marrëdhënies së dy lidereve për pushtet. Nuk ka asgjë të sinqertë prej asnjëres pale mirëpo, Kosova do të pësoj”, ka thënë Hyseni.