×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Apple konfirmon: iPhone 15 nxehet shpejt

    Insajderi
    01 October 2023 - 15:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Apple ka njoftuar se problemet e mbinxehjes së modeleve të iPhone 15 janë shkaktuar nga një gabim softuerik që shfaqet gjatë përdorimit të aplikacioneve Instagram dhe Uber.

    Kjo kompani amerikane nga Cupertino, Kaliforni, njoftoi se është duke punuar në përditësimin e sistemit iOS17 që përdor pajisjet iPhone 15 për të parandaluar që pajisjet të nxehen në mënyrë të pakëndshme gjatë punës me këto aplikacione.

    Instagram, në pronësi të Meta Platforms, në fillim të kësaj jave modifikoi aplikacionin e tij për të parandaluar mbinxehjen e iPhone 15.

    Uber dhe aplikacione të tjera si videoloja Asphalt 9 janë ende në proces të marrjes së përditësimeve të tyre, tha Apple, por nuk specifikoi një afat kohor se kur do të përfundonin rregullimet e softuerit.

    Kompania theksoi se asnjë problem sigurie nuk duhet t’i pengojë pronarët e iPhone 15 të përdorin pajisjet e tyre ndërsa presin përditësimin.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    07 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark