Arben Vitia rikthehet në krye të Shëndetësisë - Insajderi
×
Insajderi / Insajderi

Arben Vitia rikthehet në krye të Shëndetësisë

Insajderi
22 December 2022 - 18:21
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kosova është pa ministër të Shëndetësisë që 76 ditë. Kaq kohë ka kaluar që kur ka dhënë dorëheqje, Rifat Latifi.

Burime të Periskopit kanë bërë të ditur se në krye të Ministrisë do të rikthehet, Arben Vitia. Riemërimi tij pritet të bëhet nga Kryeministri Albin Kurti.

Arben Vitia, kishte dhënë dorëheqje nga kjo pozitë pasi kishtë vendosur të kandidojë për kryetar të Komunës së Prishtinës. Këtë e kishte bërë të ditur Vitia përmes një konference për media.

“Unë sot po e përmbyllë këtë detyrë që ma besuan. Unë nga tani e tutje do të jem pjesë e një ekipi tjetër që ka në fokus kryeqytetin tonë”, kishte thënë ai duke prezantuar punën që e ka bërë gjatë kohës sa ka qenë ministër.

Më pas ishte punësuar si menaxher në Spitalin Privat “Olive”.

Vitia do të rikthehet për të zënë vendin e Latifiit, pasi ky kishte dhënë dorëheqje në tetor.

Ministri Latifi, i cili ishte kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për udhëheqjen e Ministrisë së Shëndetësisë, ia kishte paraqitur dorëheqjen kryeministrit Kurti në një letër e cila është publikuar nga mediat e Kosovës.

Gazeta Insajderi ka tentuar të flasë me Vitinë, por i njëjti ende nuk ka kthyer përgjigje.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark