×
  • Showbiz
  • Show

    Arbër Hajdari akuzon ish-banorët për diçka që produksioni i “BBV” e bën çdo ditë

    Insajderi
    08 March 2023 - 16:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmja e djeshme e “Prime-it” të “Big Brother Vip” ka rezervuar përplasje të mëdha. Arbër Hajdari një nga opinionistët e emisionit doli nga roli i tij, duke e kthyer në personale bisedën e tij me Efin dhe Ronaldon.

    Arbri u shpreh se mendimin e tyre nuk e konsideron pasi, ata janë mbëshetës të Luizit sipas tij dhe kurrë nuk do ta vinin re asnjë gabim të tij.

    “Sa ju ka vajtur story”, ishte një nga frazat e përdorura nga Hajdari, me qëllim për të ulur Efin dhe Ronaldon duke i konsideruar përfitues të të gjithë situatës së Luiz Ejllit.

    Ndërkohë që produksioni i “BBV” i pari po përfiton miliona në emër të Luizit veçanërisht dhe të gjithë banorëve të tjerë me radhë.

    Efi dhe Ronaldo nga ana tjetër nuk ranë pre e provokimit të Arbër Hajdarit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark