×
  • Lajme
  • Aktuale

    Arbër Sejdiu, hyri 22 herë në dhomën ku mbahej Marigona Osmani

    Insajderi
    04 August 2023 - 18:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazmend Rexhepi, avokat i Marigona Osmanit, e cila u vra mizorisht nga partneri i saj, ka folur rreth dënimit të sotëm të Dardan Krivaqës me burgim të përjetshëm dhe Arbër Sejdiut me 15 vjet burgim.

    Përderisa është i kënaqur me dënimin për partnerin e Marigona Osmanit me dënim të përjetshëm, avokati thotë se akuza ndaj Sejdiut është dashur të rikualifikohet, sepse videoxhirimet nga banesa ku u vra Marigona, sipas avokatit, dëshmojnë se krimi u bë në bashkëkryerje nga Sejdiu.

    recommended by

    “I akuzuari i dytë [Arbër Sejdiu] brenda 30 orëve, hyn në dhomë 22 herë në dhomën ku gjendet e ndjera. Diku dy herë hyn në dhomë, kur s’gjendet as i akuzuari i parë [Krivaqa]”, ka thënë avokati.

    “Ky duket si koordinator aty, krejt duke e përcjell situatën. shumë më shumë qasje ka ai nëpër video xhirime, se sa i akuzuari i parë [Krivaqa]”, ka thënë avokati në Frontal.

    “Duket e pakapshme, që ai ka thënë se nuk i ka dëgjuar, gjithë ato lëndime që i ka pasur e ndjera. Gjithë ato rënkime dhe i akuzuari i dytë ka thënë se nuk i ka dëgjuar”,

    Të gjitha këto, sipas avokatit, dëshmojnë se Sejdiu ka qenë në bashkëkryerje të krimit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark