×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Argëtuese – Ylli medial i Vetëvendosjes ia huqë gjykatës që vendosi për Klan Kosovën

    Insajderi
    03 August 2023 - 22:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ylli medial i Vetëvendosjes, Gëzim Mekuli ia ka huqur me gjykatën që sot mori vendim lidhur me Klan Kosovën.

    Mekuli, i respektuari nga Lëvizja Vetëvendosje, me banim në Norvegji, ka zbuluar se ka zero informacione për zhvillimet në Kosovë. Ndonëse është fyes e ofendues ndaj rivalëve të Kurtit, Mekuli ka dëshmuar se ka mungesë edhe të zhvillimeve që bëjnë bujë.

    Ai ia ka huqur edhe në rastin e famshëm. Atë të Klan Kosovës. Ai ka bërë një postim në Facebook, në të cilin e ka kritikuar Gjykatën Kushtetuese për vendimin e marrë në favor të mediumit. Ka qenë i ashpër kundër Kushtetueses. E ka quajtur gjykatë e moçme, duke aluduar se i shërben ish-pushtetarëve.

    Por, pas postimit duket se dikush ia ka treguar Mekulit të vërtetën. I ka treguar që ndryshe quhet gjykata që mori vendim për Klanin.

    Fillimisht ka shkruar se vendim është marrë nga Gjykata Kushtetuese dhe vetëm pastaj e ka përmirësuar duke e shkruar Gjykata Komerciale.

    Sot, Gjykata Komerciale e Kosovës ia ka aprovuar kërkesën Klan Kosovës për shtyrje të vendimit të Komisionit për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve dhe atij të ARBK-së, për marrje të licencës.

    Gjykata shqyrtoi pretendimet e paditësit të paraqitura në kërkesën për shtyrjen e ekzekutimit të vendimeve kontestuese dhe vlerësoi se në rastin konkret janë plotësuar kushtet ligjore për të aprovuar të njëjtën pasi që paditësi ka argumentuar faktin se ekzekutimi i vendimeve do ti sillte dëm i cili vështirë do të riparohej, si dhe ka argumentuar se shtyrja nuk është në kundërshtim me interesin publik, e as që shtyrja do t’i sillte ndonjë dëm të madh palës kundërshtare, përkatësisht personit të interesuar, kushte këto të përcaktuara në nenin 22 par.2 të LKA-së”, thuhet ndër të tjera në vendimin e Gjykatës Komerciale.

    /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark