×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Arifi takon ambasadorin Hill: Koordinimi i ngushtë me aleatët, garancë për të ardhmen e sigurt

    Insajderi
    09 August 2023 - 17:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill.

    Ai ka bërë me dije se me diplomatin amerikan kanë vazhduar përpilimin e agjendave që sigurojnë strategji për të gjitha sfidat deri në gjetjen e zgjidhjeve afatgjata për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

    Në profilin e tij në “Facebook”, Arifi ka shkruar se koordinimi me SHBA-të është garancë për të ardhmen e sigurt.

    “Sot, pata nderin të kem takimin e radhës me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mikun tim, Christopher Hill. Me ambasadorin Hill, vazhduam përpilimin e agjendave që fuqizojnë e sigurojnë strategji për të gjitha sfidat deri në gjetjen e zgjidhjeve afatgjata për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Për çdo zhvillim, koordinimi i ngushtë me aleatët tanë është garancë për të ardhmen e sigurt”, ka shkruar Arifi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark