×
  • Showbiz
  • Show

    Arjola për burrat shqiptarë: Të paaftë të mbajnë gruan, por të aftë të mbajnë 10 dashnore

    Insajderi
    08 November 2023 - 16:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Aktorja Arjola Demiri ishte shumë e komentuar vitin e kaluar pas pjesëmarrjes së saj në “Big Brother VIP Albania”.

    Kjo pasi ajo kishte ndarë detaje nga jeta e saj private.

    Së fundi ajo ishte e ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”.

    Aktorja ka rrëfyer gjëra nga ana profesionale e mes tjerash ka folur edhe për jetën private.

    Ndër të tjera ajo ka folur për një gjë që ka vënë re tek meshkujt, të cilët sipas saj qëndrojnë në një lidhje për shkak të interesit që kanë për partneren e tyre.

    “Realiteti në Shqipëri është që meshkujt nuk janë të aftë të mbajnë një femër që është bashkëshortja e tyre, por janë të aftë të mbajnë 10 dashnore. Këtë nuk e kam kuptuar kurrë sepse dreqi ta hajë mos rri në një lidhje që nuk të bën të lumtur.”, është shprehur ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark