×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Arkeologia Zana Hoxha mori pjesë në konferencën shkencore ndërkombëtare në Belfast

    Insajderi
    08 September 2023 - 15:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Arkeologia e re kosovare, Zana N. Hoxha, mori pjesë në konferencën shkencore në Belfast, kryeqyet i Irlandës Veriore.

    Zana Hoxha, hulumtuese e pavarur shkencore në Institutin Albanologjik dhe doktorante e arkeologjisë në Universitetin e Zarës në Kroaci, mori pjese ne konferencën e organizuar nga Asociacioni i Arkeologëve të Evropës, në Belfast, Irlandë e Veriut, si organizuese e sesionit «Stone, Brick and Mortar: Architecture of the Early Medieval Period in the Balkans» (Gur, tullë dhe llaç: Arkitektura e periudhës së hershme mesjetare në Ballkan) , dhe u paraqit me kumtesën e saj “Early Christian churches as part of the complex of Late Antiquity Fortresses in Kosovo” (Kishat paleokristiane si pjesë e kompleksit të kalave të antikitetit të vonë në Kosovë).

    Prezantimi kishte për fokus analizën tipologjike të kishave paleokristiane si pjesë e komplekseve të kalave të antikitetit të vonë. Konferenca e Asociacionit Evropian të Arkeologëve është konferenca më e madhe e arkeologjisë që organizohet në Europë, duke mbledhur rreth 3000 pjesëmarrës nga gjithë bota.

    Pjesëmarrja në këtë konferencë përveç kontributit shkencor luan edhe rrol të madh në krijimin e bashkëpunimeve ndërinstitucionale të fushës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark