×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Arkitektët listojnë gabimet amatoreske në vizatimin e Ramës

    Insajderi
    07 February 2024 - 21:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    I pari i kryeqytetit, Përparim Rama ka prezantuar sot projektin që ndërlidhë Arbërinë me Pallatin e Rinisë dhe Hotelin Grand. Por, ky ‘projekt i madh’ siç e quajti Rama, vlerësohet se ka shumë gabime amatoreske.

    Kështu kanë konstatuar arkitektët kosovar, të cilët kanë përpiluar edhe një listë me gabimet trashanike që janë bërë në ‘vizatimin’ e këtij projekti.

    Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës thotë se ky projekt është i kundërligjshëm dhe nuk ka as leje ndërtimore, derisa shtuan se qëllimi i këtij projekti është zhvatja e parasë publike.

    I ashtuquajturi projekti “mbikalimi tek pallati i rinisë” është projekt amatoreskt dhe i kundërligjshëm. Nuk ka leje ndërtimore dhe projektuesit duhet të hetohen nën dyshimin për disa vepra penale sepse kanë bë projekt pa konkurs projektimi dhe nuk kanë zbatu PZHK dhe PRRU si dhe as kushtet ndërtimore nuk i ka të lëshuara ndërsa kanë bë metra katrorë për të zhvatur buxhetin e Komunës pasi kanë një kontratë me m2. Duhet të hetohen edhe hartuesit edhe pranuesi i kësaj pune amatoreske dhe të kundërligjshme që synim e ka zhvatjen e parasë publike.”, thuhet në reagim.

    Tutje, AAK ka listuar disa pikat që bien në kundërshtim me realizimin e këtij projekti:

    Shtyllat janë mbi trupin e hekurudhës

    Nuk ka leje ndërtimore

    Ska pasë konkurs projektimi e as debat

    Nuk është në përputhje me PRRU e PZHK

    Nuk është sipas kushteve ndërtimore

    Nuk është projekt profesional e as nuk plotëson kriteret minimale teknike.

    Ndryshe, Rama tha sot se gjatë muajit shkurt do të shpallet thirrja për kompaninë ndërtimore për këtë projekt.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark