×
  • Sport
  • Sport

    Arlind Ajeti shënon dhe i jep tre pikët ekipit të tij

    Insajderi
    01 May 2021 - 21:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti ka përjetuar një të shtunë të shkëlqyer ditën e sotme, teksa ka bërë heroin për ekipin italian të Rexhianës, transmeton Insporti.

    Shqiptari ka shënuar golin e vetëm të sfidës që Rexhiana zhvilloi kundër Pordenones në shtëpi, duke i dhuruar tre pikët skuadrës së tij.

    Sipas uebsajtit të specializuar për statistika, SofaScore, Arlind Ajeti është vlerësuar si lojtari më i mirë i ndeshjes, me notën 7.8 dhe me 82.1% saktësi në pasime.

    Ajeti ka luajtur deri më tani 23 ndeshje me Rexhianën, 21 prej të cilave i ka nisur si titullar dhe ka shënuar dy gola.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark