×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    “Armagedoni” boton librin me poezi “Vdekja është femër” të Fitim Nuhiut

    Insajderi
    12 September 2023 - 15:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtëpia botuese “Armagedoni” ka nxjerrë dje nga shtypi librin e Fitim Nuhiut me titull “Vdekja është femër”. Njoftimin për botimin e librit e ka dhënë botuesi Berat Dakaj në rrjete sociale.

    “Javën e kaluar e përgatitëm për shtyp, tash e nxorëm nga shtypi librin me poezi të Fitim Nuhiut. Parathënien e ka shkruar Imer Topanica, pasthënien Emine Boriçi. Shkëlzen Halimi e ka redaktuar. Unë s’kam bërë gjë në të, por duhet të bëj për këtë vepër sepse, po nuk bëra, druaj se më vret Zoti”, ka shkruar Dakaj.

    Sipas kritikes Emine Boriçi, “Fitim Nuhiu i paraqitet publikut me veprën Vdekja është femër, ku prevalon mendimi se në këtë diapazon poezish rolin primar e ka dashuria si ndjenjë univer­sale e cila formëson minisegmentet mbi këtë koncept si: dashuria për prindërit, raporti bashkëshortor, shoqë­ror, e dashuria mbi enigmatiken, ku pikëmbërritja është tek ekzistenca dhe vlera e saj, e cila ndërton dhe sim­bolin e oportunizmit. Të gjitha këto tematika së bashku na japin bashkësinë e përplotësimit të një vëllimi të mirëfilltë poetik.”

    Ndërsa, poeti Imer Topanica e vlerëson krijimin poetik të Nuhiut, duke theksuar se vargu i tij nuk është i ngarkuar me stilema dhe poeti në të shumtën e rasteve di t’i thotë gjërat në mënyrë të drejtpërdrejtë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark