×
  • Lajme
  • Insajderi

    Armend Muja godet Shkëlqim Devollin: Suksesi i dyshekëve është mit, eksporti po rritet nga shumë produkte tjera

    Insajderi
    08 October 2022 - 22:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Vetëvendosjes, i njohur si “mjeshtër” i statistikave ka reaguar sot lidhur me statistikat e eksportit të Kosovës. Armend Mujës i ka penguar një status i ish-drejtorit te Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqit.

    Ekonomisti Rukiqi shkroi më herët se Kurti duhet të bëjë një vizite në kompaninë “ Comodita”, eksportuesi më i madh i dyshekëve nga Kosova.

    “Minimalisht çka duhet të bëj kryeministri, është të vizitoj dhe të ju jep përkrahje simbolike, atyre që sot janë mbi 25% e eksportit të Kosovës, përkatësisht kompanisë “Devolli Corporation”… “, shkroi Rukiqi.

    Por, me qasjen e tij nuk u pajtua deputeti Muja. Ai ka shkruar se eksporti i Kosovës është duke u rritur edhe nga produktet tjera, jo vetëm nga dyshekët e Comodita.

    “Kosova ka një gamë më të zgjeruar të produkteve të eksportuara dhe nuk duhet të thjeshtëzoni për të promovuar pasaktësinë e mitit të eksportit të dyshekëve – kjo nuk qëndron“ shkroi Muja poshtë statusit të Rukiqit.

    Kompania “Comodita” është pronë e Shkëlqim Devollit, biznesmenit të cilin Kurti e pati sulmuar gjatë sa ishte në opozitë. Pati premtuar se Devolli dhe oligarkët tjerë do të goditën ashpër, nëse ai do të bëhej kryeministër. Mirëpo gjatë qeverisjes së Kurtit biznesmeni më i suksesshëm në Kosovë është bërë Shkelqim Devolli, “armiku” i dikurshëm i Kurtit.

    Kompania “Comodita”, sipas ekonomistëve dhe statistikave zyrtare është prej eksportuesve më të mëdhenj të Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark