Ditën e djeshme, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ishte arrestuar nga policia e Kosovës. Analsiti Ramiz Shala, teksa po komentonte arrestimin e Ademit ai kujtoi edhe një rast që kishte ndodhur më herët. Sipas tij, pikërisht kryetari i FFK-së kishte qënë shkas që portjeri Arijanet Muric të përjashtohet nga kombëtarja.
Ish-drejtori në Komunën e Skenderajt ia hodhi fajin Agim Ademit, i cili u mundua t’i jepte urdhra futbollistit, por i njëjti nuk kishte pranuar, dhe kjo sipas Shalës është arsyeja pse ai është përjashtuar nga kampi Dardan.
Në lidhje me këtë Gazeta Insajderi ka kontaktuar me ish-portjerin e kombëtares, Arijanet Muric.
Muric tha për Insajderin se ai nuk është në dijeni për arrestimin e Ademit dhe se i njëjti kishte raport të mirë me të dhe nuk kishin pasur probleme.
“Jo, nuk isha në dijeni për arrestimin e kryetarit të kombëtares. Une kam pasur gjithmonë raporte të mira me të. Kjo nuk është e vërtetë”, ka thënë Muric për Insajderin.
Futbollisti ka tejkaluar problemet e mëhershme dhe është rikthyer në zgjedhje të parë, duke qenë pikë referuese si për Kombëtaren.