×
  • Lajme
  • Insajderi

    Arrestimi i avokatit Besnik Berisha dhe të tjerëve, Policia jep detaje

    Insajderi
    14 July 2023 - 10:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar ka arrestuar shtatë persona nën dyshimin se të njëjtit kanë ndikuar dhe penguar hetimet në lidhje me një rast të fajdeve.

    “Pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare- Drejtoria e Hetimeve të Krimeve të Rënda me autorizim të Prokurorit ka bastisur disa lokacione dhe ka arrestuar  shtatë (7) të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se të njëjtit kanë ndikuar dhe penguar hetimet në lidhje me një rast të fajdeve”, thuhet në raport.

    Ndërsa, janë konfiskuar: një pistoletë, 5 telefona dhe 7500 euro para të gatshme.

    Pas intervistimit me vendim të prokurorit  të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark