Shefi i Grupit të Asamblistëve të PDK-së në Prishtinë, Leutrim Retkoceri, ka reaguar pas arrestimit në Shqipëri të asamblistit të Vetëvendosjes, Besnik Mujeci, nën posedimin e 10 mijë dozave të drogës.
“Me 10 mijë doza drogë qenka kapur në Shqipëri, Besnik Mujeci, asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, në vlerë prej 400 mijë euro. Është jashtëzakonisht shqetësuese kush e përfaqëson votën e prishtinasve nga radhët e VV-së”, ka shkruar Retkoceri.