×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Arrestimi në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc – reagon kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve

    Insajderi
    09 June 2023 - 23:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nevzad Lutfiu kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, ka reaguar pas arrestimit te kryetarit së Shtëpisë së Kulturës në Komunën e Bujanocit, Jetmir Ismaili.

    Ai tha se Ismaili është ende në stacionin policor në Bujanoc.

    Sipas tij ky arrestim ka të bëjë me shfaqjen e një filmi të mbështetur nga Qeveria.

    Sipas familjarëve, ai është marrë në stacionin policor për tu intervistuar rreth shfaqjes së një filmi të metrazhit të shkurtër, i cili është mbështetur nga Qeveria e Kosovës nëpërmjet Këshillit Kombëtar Shqiptarë e që drejtori i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc i ka dhënë leje që të bëhet promovimi i tij nesër po në Shtëpinë e Kulturës në Bujano“, ka shkruar ai.

    Blerim Vela, shef i stafit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar sot se Policia e Serbisë e ka arrestuar kryetarin e Shtëpisë së Kulturës në Komunën e Bujanocit, Jetmir Ismaili.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark