×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Arrestohen 12 persona për kontrabandim me migrantë, policia tregon se çka është konfiskuar

    Insajderi
    20 October 2022 - 17:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar 12 persona gjashtë shtetas kosovar dhe gjashtë shtetas të huaj për kontrabandim me migrantë.

    Sipas policisë lidhur me këto hetime janë bastisur pesë lokacione dhe janë identifikuar 29 viktima.

    “Bazuar në urdhëresën e gjykatës kompetente Sektori i Hetimeve nga Departamenti për Kufi ka realizuar bastisje në pesë lokacione me ç’rast ka arrestuar 12 persona të dyshuar, prej tyre gjashtë shtetas kosovar dhe gjashtë shtetas të huaj si dhe janë identifikuar 29 viktima të kontrabandimit me migrantë”, njofton policia.

    Gjatë këtij operacioni në cilësi të provave materiale janë sekuestruar, një veturë, tri armë të gjata dhe tri armë të shkurta.

    Në konsultim me prokurorin e çështjes i njëjti ka lëshuar vendim për ndalim për shtetasit kosovarë, ndërsa për shtetasit e huaj pritet vendimi pas intervistimit të tyre.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark