×
  • Sport
  • Sport

    Arrestohen disa futbollistë gjatë një feste në natën e ndërrimit të viteve në Iran…

    Insajderi
    01 January 2023 - 14:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Autoritetet iraniane arrestuan të shtunën disa futbollistë që merrnin pjesë në një festë të përzier në Teheranin lindor, raportuan mediat lokale. “Lojtarët e futbollit, si dhe ish-lojtarët e një prej klubeve kryesore të futbollit në Teheran, u arrestuan mbrëmë (të shtunë) gjatë një feste të përzier në qytetin e Damavand. 

    Disa nga këta lojtarë nuk ishin në gjendje normale pas konsumimit të alkoolit”,- tha agjencia Tasnim, pa detaje të mëtejshme për identitetin e këtyre futbollistëve apo klubit të tyre. Që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979, në Iran është e ndaluar të marrësh pjesë në festa të përziera, me burra dhe gra, si dhe të pish alkool.

    Sipas ligjit iranian, konsumimi dhe shitja e alkoolit është e ndaluar. Ndërkohë Irani është tronditur nga protestat e shkaktuara nga vdekja më 16 shtator e Mahsa Amini, një kurde iraniane 22-vjeçare, e cila vdiq pasi u arrestua nga policia e moralit për shkelje të kodit të rreptë të veshjes në Republikën Islamike. Që nga fillimi i kësaj lëvizjeje proteste, disa futbollistë iranianë janë arrestuar, ose janë shqetësuar nga autoritetet për mbështetjen e demonstratave.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark