×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Arrestohen dy serbë në Veri, kjo është arsyeja

    Insajderi
    11 October 2022 - 15:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Janë arrestuar sot dy serbë në Veri pasi që dyshohen për kontrabandonim me mallra.

    “Në fshatin Koshuticë, komuna Leposaviq, kanë ndaluar dy automjete, të cilat drejtoheshin nga dy vozitës të dyshuar meshkuj shtetas të Serbisë. Personat e lartcekur dyshohet se përmes rrugëve ilegale me automjete kishin hyrë në territorin e Republikës së Kosovës nga territori i Serbisë duke kontrabanduar mallra të ndryshme”, njoftoj policia.

    Në njërin nga automjetet kishte të ngarkuar mall të kontrabanduar produkte të qumështit dhe miellit, ndërsa, në automjetin tjetër kishte farmerka, kërpudha dhe gazeta të mediave të shkruara të Serbisë”, njofton policia.

    Lidhur me këtë është njoftuar prokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe me autorizim të tij janë iniciuar dy raste “Kalim i paautorizuar i vijës kufitare apo vendkalimeve kufitare” dhe ”kontrabandim me mall”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark