×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Arrestohen në Gjermani 4 anëtarë të Hamasit, kishin planifikuar sulme në Europë

    Insajderi
    14 December 2023 - 18:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Katër anëtarë të Hamasit janë arrestuar në Gjermani dhe Holandë, nën dyshimin se kanë planifikuar sulme ndaj institucioneve hebraike në Evropë.

    Ndalimi i tyre u bë i ditur nga prokurorët gjermanë, të cilët sqaruan se tre nga të dyshuarit janë arrestuar në Berlin.

    Pas sulmeve të tmerrshme të Hamasit kundër izraelitëve, sulmet kundër hebrenjve në institucionet hebraike janë shtuar edhe në vendin tonë javët e fundit. Prandaj ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që hebrenjtë në vendin tonë të mos kenë më kurrë frikë për sigurinë e tyre” , tha ministri gjerman i Drejtësisë Marco Bussmann në një deklaratë.

    Arrestimet vijnë në një kohë kur autoritetet evropiane kanë paralajmëruar për një rrezik në rritje të sulmeve islamike për shkak të luftës Izrael-Hamas në Rripin e Gazës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark