×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Arrestohen pesë persona në Mitrovicë, iu konfiskuan armë e fishekë

    Insajderi
    06 March 2024 - 23:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës pas një mosmarrëveshje ka arrestuar pesë persona në Mitrovicën e Jugut.

    Policia gjatë hetimit ka konfiskuar tri armë e 31 fishek.

    Njoftimi i plotë i policisë:

    Sot, me datën 06 mars 2024, rreth orë 09:25, policia në Mitrovicën Jugut, ka pranuar informatën për një mos marrëveshje ndërmjet disa personave e ndodhur në rrugën “Azem Galica” në Mitrovicë.

    Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime policore, ku janë arrestuar pesë persona të dyshuar për përfshirje në mosmarrëveshje.

    Rrjedha hetimore ka rezultuar në dyshime të bazuara se në rast ishin ekspozuar edhe armë zjarri. Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar tri armë të llojit pistoleta dhe ( 31) fishek.

    Pas intervistimit, të dyshuarit A .A., 66 vjeçar, për veprën penale , “Mbajtje në pronësi, kontrolle ose posedim i paautorizuar i armëve” me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor.

    Ndalimi policor i është caktuar edhe të dyshuarit L. Xh., 33 vjeçar, për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.

    Ndërsa tre nga të dyshuarit tjerë pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark