×
  • Lajme
  • Insajderi

    Arrestohen pesë të dyshuar për tentim-grabitjen me armë në Gjakovë

    Insajderi
    19 January 2021 - 17:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Gjakovë pesë persona të dyshuar për një grabitje të armatosur të mbetur në tentativë, të ndodhur të dielën.

    Të dyshuarit janë arrestuar në lokacione të ndryshme në Gjakovë, ka thënë Policia e Kosovës në një njoftim për media.

    Të dyshuarve u është konfiskuar një armë zjarri “me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale”, thuhet në njoftimin e policisë, shkruan Insajderi.

    Sipas komunikatës së institucionit të sigurisë, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

    Njoftimi i policisë:

    Më, 17.01.2021 rreth orës 18:30 në rrugën ”Ali Hasi“ në Gjakovë, është
    raportuar një rast ‘grabitje e armatosur e mbetur në tentativë’.

    Njësitet patrulluese së bashku me ato të hetuesisë së Stacionit Policor Gjakovë i janë përgjigjur rastit.

    Mbështetur në ekzaminimin e provave nga vendi i ngjarjes është krijuar dhe ndjekur një pistë e hetimeve.

    Më, 18.01.2021 hetuesit policorë kanë arritur të identifikojnë të dyshuarit e
    mundshëm. Në konsultim me prokurorin e shtetit është hartuar një plan operativ dhe sot më, 19.01.2021 është realizuar urdhër kontrolli, ku janë kontrolluar pesë lokacione të ndryshme.

    Kontrolli ka rezultuar në arrestimin e pesë personave të dyshuar, është
    konfiskuar arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale dhe me urdhër të prokurorit të shtetit të njëjtit janë ndaluar për 48 orë.
    Të arrestuarit që dyshohet të jenë të përfshirë ‘tentim grabitje janë:

    B.M. d.l. 24.05.1997, mashkull kosovar,

    Q.G. d.l. 14.11.1997, mashkull kosovar,

    S. P. d.l. 06.06.1998, mashkull kosovar,

    B.P. d.l. 24.04.2000, mashkull kosovar dhe

    F. P d.l. 09.08.2003 , mashkull kosovar.

    Hetuesit e Stacionit Policor Gjakovë janë duke analizuar provat e mbledhura dhe lidhshmërinë eventuale me veprat tjera të mundshme, të kësaj natyre për të cilat dyshohet se mund të jenë të përfshirë të njëjtit persona.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark