×
  • Lajme
  • Insajderi

    Arrestohet 53-vjeçari në Gjilan nën dyshimet se ngacmoi një të mitur në autobus

    Insajderi
    27 November 2022 - 19:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një 53-vjeçar është arrestuar në Gjilan pasi i njëjti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 17-vjeçare

    Lajmin e ka konfirmuar Gentiana Fejzullahu, nga Prokuroria Themelore e Gjilanit.

    Fejzullahu tha se ndaj tij është paraqitur kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

    Raportohet se ngacmimi kishte ndodhur në një autobus të trafikut urban.

    Sipas Prokurorisë, i pandehuri fillimisht e ka vëzhguar dhe e ka përcjellë të miturën, e më pas është ulur në ulësen mbrapa saj dhe nga ana e majtë e ulëses ka zgjatur dorën dhe ka filluar ta ledhatojë në pjesën e belit

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark