×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Arrestohet gjilanasi pasi e trafikoi një shtetase serbe në lokalin e tij

    Insajderi
    30 August 2022 - 09:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një i dyshuar është arrestuar nga policia në fshatin Domorovc të Gjilanit pasi dyshohet se në lokalin e tij ka mbajtur dhe shfrytëzuar një shtetase të Serbisë.

    Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se i dyshuari pas intervistimit  me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

    Ky rast cilësohet si trafikim me njerëz.

    “TRAFIKIM ME NJERËZ-Fsh. Domorovc, Gjilan 26.08.2022 – 23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se në lokalin e tij ka mbajtur dhe shfrytëzuar  viktimën femër shtetase të Serbisë. I dyshuari pas intervistimit  me vendim të Prokurorit, dërgohet në mbajtje, rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark