×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj

    Insajderi
    23 April 2024 - 19:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Ferizaj.

    Personi që u arrestua dyshohet se ka kryer veprën penale veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sa ishte zyrtar i gjendjes civile.

    “Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, se ka arritur të sigurojë dëshmi se i dyshuari mashkull kosovar ( ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër ) derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019, si ofiqar, dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, thuhet në njoftim.

    Sipas policisë, “dyshohet se i dyshuari mashkull kosovar ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas të huaj (turk) në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, teksa i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

    Si rredhojë e këtyre veprimeve të njëjtit i ishte mundësuar që të pajiset me letërnjoftim të Republikës së Kosovës dhe pastaj edhe me patentë shofer”, njofton policia.

    “Me datë 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit të lartcekur për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës, ku pas intervistës me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

    Ndërsa personi i dyshuar mashkull turk që dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” tani është i ekstraduar në Turqi”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark