×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Arrestohet kosovari në Zvicër, akuzohet për 60 vjedhje

    Insajderi
    11 February 2023 - 19:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia Kantonale e St.Gallen-it, e udhëhequr nga prokuroria publike e po këtij kantoni dhe zyra e hetimve në Altstätten, ka identifikuar një kosovar 39-vjeçar, i cili akuzohet se ka kryer shumë delikte.

    Mes tjerash atij i ngakohen disa dhjetëra vjedhje të kryera në periduhën mes të pranverës dhe vjeshtës 2022.

    Në pranverën e vitit 2022, në zonën e Shën Margretenit ishte shtuar numri i vjedhjeve. Këto shtriheshin në komunat fqinje në drejtim të jugut, shkruan tagblatt.ch. Ishin prekur pothuajse ekskluzivisht pronat komerciale.

    Hetimet e gjera dhe vlerësimet e gjurmëve kanë çuar në dyshimin e një 39-vjeçari kosovar të njohur për policinë. Ai u arrestua në fillim të tetorit.

    Hetiet rreth tij kanë përfunduar. Ai akuzohet se ka kryer rreth 60 vjedhje ose plaçkitje në Luginën e Rhine-s (Rheintal) midis pranverës dhe vjeshtës 2022, përcjell albinfo.ch. Janë vjedhur vetëm para me vlerë rreth 70,000 franga.

    Dëmi pasuror i shkaktuar i kalon 90 mijë franga. Në intervista, i akuzuari ka pranuar 35 raste. Kosovari kishte lejen e qëndrimit B, e cila i jepte të drejtë të qëndronte më gjatë në Zvicër.

    Ai ka jetuar në luginën e Rhine dhe ka financuar jetesën e tij me deliktee e kryera. Aktualisht ai ndodhet në paraburgim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark