×
  • Lajme
  • Insajderi

    Arrestohet personi që iku nga stacioni policor i Suharekës

    Insajderi
    13 November 2022 - 19:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Hetuesit e policisë në Suharekë e kanë kapur sot një të dyshuar, i cili para tri javësh kishte ikur nga stacioni i Policisë atje.

    Sipas Policisë, i dyshuari Xh. G. 51-vjeçar, u kap pasi Policia kishte marrë informatë për lokacionin se ku gjendej. Ai ishte lokalizuar, arrestuar dhe është dërguar në vuajtje të dënimit, sipas urdhër arrestit të gjykatës. 

    “Për përkujtim i dyshuari lartpërmendur me datë 20 Tetor 2022, pasi që policia në Suharekë e  kanë ndaluar në bazë të urdhër arresteve të gjykatës, i njëjti është shoqëruar për në stacionin Policor të Suharekës. Pas konsultimin me gjyqtarin kompetentë , nga Gjykata është nxjerr vendim për të ndaluar për 30 ditë në paraburgim të dyshuarin. Kur  i dyshuari ka kuptuar se do të dërgohen në paraburgim ai  në një moment e ka shfrytëzuar rastin dhe ka ik nga stacioni i Policisë”, thuhet në njoftim.

    “Policia janë vënë në kërkim të tij , ndërsa sot me datë 13.11.2022 është gjet dhe është arrestuar, është intervistuar  për dyshimin se ka kryer V. P të paraparë si në Neni 397 Arratisja e personit të privuar nga liria të KPK-së (Kodi. Nr.  06/L-074), dhe se pas intervistimit i pandehuri në fjalë është shoqëruar në Qendrën e Paraburgimit në Prizren”, ka njoftuar Policia.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark