×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Arrestohet reperi i njohur, menaxheri shqiptar e strehonte në shtëpi

    Insajderi
    19 October 2022 - 16:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Niko Pandetta, nipi i bosit të Catanias, Turi Cappello, u arrestua nga policia e Milanos dhe tani do duhet të vuajë një dënim 4-vjeçar për trafik droge dhe evasion.

    Këngëtari, pas publikimit të lajmit në media kishte mundur të fshihej, por u gjurmua në zonë.

    Në momentin e arrestimit Pandetta kishte me vete 12 mijë euro.

    Në ditët që humbi gjurmët, reperi flinte në një dhomë të marrë me qira nga menaxheri i tij, një 33-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili ndodhej me të mëngjesin e sotëm, në momentin e arrestimit.

    Gjithashtu me reperin kishte dhe një 38-vjeçar. Të dy po hetohen nga policia, shkruan Tg Com.

    Ditët e fundit, Gjykata e Lartë kishte rrëzuar ankesën e avokatëve të reperit, duke e bërë të formës së prerë dënimin me katër vite për trafik droge.

    Këngëtari me origjinë siciliane, i lindur në vitin 1991, me banim në Milano, ishte bërë kryefjala për dy ngjarje të pakëndshme të ndodhura në vitin 2019./Abcnews.al/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark