Policia ka arrestuar Gentian Malindin, i cili ka qenë në kërkim për një sasi prej 137 kg kokainë të kapur në vitin 2019 në Portin e Durrësit.
Burime për Euronews Albania, bëjnë me dije se ai është ndaluar në afërsi të Vorës, ku lëvizte i vetëm me një automjet.
Pak kohë më parë, Gjykata e Posaçme pezulloi çështjen ndaj tij, për shkak se ishte në arrati. Kokaina u pikas nga policia greke, të cilat bënë zëvendësimin e saj me oriz, në Portin e Pireut.
Më pas, u mbajtën nën vëzhgim lëvizjet e konteinerit deri në Durrës, për të zbuluar rrjetin e trafikut të kokainës.