×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet zyrtari i lartë i BQK-së, dyshohet se falsifikoi diplomën e Shkollës së Mesme dhe Fakultetit

    Insajderi
    23 November 2018 - 13:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Para pak minutash është arrestuar, drejtori për Mbikëqyje të Kompanive të Sigurimeve dhe Pensioneve në Bankën Qendrore të Kosovës, Agron Ramadani.

    Ramadani, dyshohet se ka falsifikuar diplomën e shkollës së mesme dhe të fakultetit. Me këto veprime dyshohet se ka kryer dy vepra penale: falsifikim i dokumentit zyrtar dhe legalizim i përmbajtjes së pavërtetë.

    Prokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Rexhep Maqedonci, ka thënë për Insajderin se arrestimi i tij është bërë në ora 12: 00 dhe i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

    “Ai dyshohet se e ka falsifikuar dhe diplomën e Shkollës së Mesme Ekonomike, ‘Hoxhë Kadri Prishtina’ dhe diplomën e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, me mesatare 8.87. Me këto dy diploma false ka kryer masterin në Universitetin e Strugës”, ka thënë Maqedonci.

    “Me këto diploma ka fituar pozitën e drejtorit për Mbikëqyrje të Kompanive të Sigurimeve dhe Pensioneve në Bankën Qendrore të Kosovës”, ka sqaruar ai.

    Maqedonci, ka thënë se nesër pritet që ta dorëzojë kërkesën për paraburgim prej 30 ditësh./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark