×
Show / Fashion

Arsyeja që spinaqi u hoq nga dieta e sportistëve

Insajderi
26 June 2019 - 09:31
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Përdorimi i substancave, të quajtura si doping nga ana e sportistëve është e ndaluar nga çdo Federatë. E për këtë fakt, të shumtë janë ushqimet që përjashtohen nga dieta ditore e sportistëve, pasi fibrat dhe vlerat ushqyese të tyre mund të stimulojnë forcën në garë.

Por, një studim i publikuar nga Universiteti “Freier” në Berlin tregon se një substancë e cila gjendet kryesisht te perimet e gjelbërta me gjethe, si spinaqi, ka një efekt të ngjashëm me steroid dhe duhet të shtohet në listën e substancave të ndaluara në sport. Bëhet fjalë për ecdysterone, e cila mësohet se të jep forcë të menjëhershme.

Për të arritur në këtë konkluzion, hulumtuesit zhvilluan një studim që bëri bashkë46 atletë të cilët u trajnuan tre herë në javë për 10 javë. Disa u dhanë ecdysterone dhe të tjerë një placebo. Tek ata që morën ecdysterone u pa një performancë e madhe, thuajse tre herë më shumë se ata që nuk e kishin.

Studiuesit theksojnë se ecdysterone aktualisht mund të blihet ligjërisht si një bazë ushqimore. Bashkë-autori Francesco Botrè, drejtor i agjencisë italiane anti-doping (FMSI), tha për CNN se ekipi po heton tani mënyrat për të testuar ecdysterone.

Agjencitë anti-doping aktualisht nuk lejohen të testojnë për ecdysterone, sepse ai nuk është në listën e substancave të ndaluara, por shumë shpejt gjërat do të ndryshojnë dhe e ardhmja e sportistëve do të zbehet edhe më shumë.  Çdo vendim për një ndalim të ardhshëm do të bëhej nga një komitet i posaçëm i ekspertëve të WADA.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark